Çudia, mjeku Roel Zoga transformon spitalin me shpenzimet e veta

jeku neurolog Roel Zoga, i cili punoi për disa vjet në spitalin Rajonal të Fierit, ka lënë një trashëgimi shumë të pasur në pavionin ku punoi. Ai për disa vjet ka shpenzuar paratë e tij duke rregulluar komplet katin e tretë të godinës së spitalit. Përfshirë korridorin, dhomat e pacientëve, banjot, mensën e ngrënies, dhomën e mjekut roje, etj.

Teksa i kemi parë këto ambiente, kemi pyetur infermierët të cilët ndodheshin në punë në atë moment dhe na kanë treguar se këto rregullime i ka bërë mjeku pasionant Roel Zoga, i cili gëzonte respektin e të gjithëve.

Ata na treguan se mjeku Zoga, i ka financuar këto punime pak e nga pak, sa herë merrte rrogën ai bënte diçka në katin e tij të punës. Por t’i mbledhësh të gjitha së bashku, bëhet një shumë tepër e konsiderueshme.

fierisot.com

 

 

 

 

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...