Fushaj: Nuk blihet Vllaznia me 1.5 miliardë borxhe

Valter Fushaj është një prej ish-presi dentëve të suksesshëm të Vllaznisë. Ai e ka drejtuar klubin më të vjetër në Shqipëri në mënyrën më të mirë duke e lënë me pjesëmarrje në Europë.

Gjatë kësaj periudhe, ai është shprehur gjithmonë i gatshëm për blerjen e klubit shkodran.

Por, duket se borxhi 1 miliard e 500 milionë lekë të vjetra që ka Vllaznia, e bëjnë disi dyshues Fushajn.

Pas publikimit të raportit të djeshëm auditues dhe çmimit të vendosur për shitjen e aksioneve të klubit, gazeta kontaktoi me Fushajn.

Në intervistën e tij për gazetën “Panorama Sport”, ish-presidenti i skuadrës flet në lidhje me borxhin dhe thotë se do të qëndrojë në pritje të

hapave të bashkisë për të vendosur nëse do të hyjë në ankand ose jo.

Gjithashtu, ai deklaron se është punuar shumë keq në klub, ndërsa është skeptik për çmimin.

Sipas tij, përveç borxheve, duhen shpenzuar 900 milionë lekë për të blerë aksionet dhe për ta rikthyer ekipin në elitë.

Bashkia e Shkodrës ka publikuar raportin vlerësues të kompanisë audituese, ku thuhet që aksionet e klubit të dalin në shitje në ankand jo më pak se 507 milionë lekë të vjetër.

Duke parë këtë shumë, jeni i gatshëm të hyni në ankand për të blerë Vllazninë?

Nuk mund të jap një përgjigje kaq të shpejtë, jam disi i papërgatitur.

Megjithatë, në raport thuhet se klubi ka edhe 1 miliard e 500 milionë lekë të vjetër borxhe.

Më duket një shifër disi e çuditshme 507 milionë. Po borxhet ku shkojnë, kush i paguan?! Përpara 6 vitesh, kur është bërë vlerësimi, shuma ka qenë

540 mijë euro, kur e kam dorëzuar unë klubin pas pjesëmarrjes në Kupat e Europës me ekip të ndërtuar, me lojtarë cilësorë, akademi dhe gjithçka tjetër.

Në atë kohë kur klubi u bë SHA, e vlerësuan 540 mijë euro, ndërsa tani e bënë lekë, për më tepër që skuadra është në Kategorinë e Parë. Plus që klubi ka edhe 1 miliard e gjysmë lekë të vjetër borxhe.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...