Një ish-punonjësi të policisë së Shkodrës i është hedhur një granatë në oborr në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje.

Ngjarja ka ndodhur në orën 3 pas mesnate, në banesën e shtetasit 63-vjeçar Sh.C., në lagjen “Partizani” të qytetit të Shkodrës.

Policia shkoi në vendngjarje për të bërë verifikimet dhe hetimet e nevojshme. Sipas bluve,

nga ngjarja nuk ka pasur njerëz të lënduar, vetëm dëme rastësore.

Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes është konstatuar edhe një granatë luftarake e pashpërthyer,

për të cilën është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të njësisë antieksploziv.