Dy të rinj që ishin pjesë një grupi turistësh ranë paraditen e djeshme në vendin e njohur si

“Shpella e Pëllumbasit” në Tiranë, ndërsa njëri prej tyre vijon të jetë i zhdukur dhe polumbarët vijojnë kërkimet.

Mëson se të rinjtë që ranë në humnerë janë 21 vjeçari Fabio Dukagjini, i cili u shpëtua dje dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore si dhe 22 vjeçari tjetër Xhorxho Seferi që vazhdon të jetë i zhdukur.

“Shtetasi Xh. S., dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit, ndërsa shtetasi F. D.,

ka mbetur në një gryk kanioni dhe ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore. Shërbimet e policisë dhe zjarrëfikëses po punojnë për nxjerrjen e shtetasit

F. D., nga gryka e kanionit dhe për gjetjen dhe nxjerrjen nga ujit të shtetasit Xh.S”, deklaroi polcia ditën.

Por ende dhe sot po vijojnë kërkimet për Xhorxho Seferin të riun, që ra në humnerë.