Rrëfimi nga familjari/ Zbulohet shkaku i vdekjes së 18-vjeçares, historia e trishtë e jetës së saj

Adoleshentja Gerta Kasa e cila humbi jetën në moshë fare të re papritur paraditen e 9 majit, teksa ishte në orën e mësimit, nuk vuante nga epilepsia.

Përgjigja e autopsisë ka treguar se ataku kardiak i ka marrë jetën 18 vjeçares nga Vlora, duke u plasur aortën.

E reja që studionte në gjimnazin “Jani Minga”, ishte vajza e madhe e familjes, pasi ka edhe 3 motra të tjera më të vogla.

E ëma e kishte lënë të vogël, në moshën 6-vjeçare.

Në atë kohë, mamaja 34 vjeçe, ndërroi jetë 4 muaj pasi kishte sjellë në jetë edhe vajzën tjetër, duke e lënë foshnjë motrën e vogël të Gertës.

I ati, në pamundësi për të rritur i vetëm dy bijat e tij, një vit pas humbjes së madhe, u rimartua. Gruaja e dytë e babait solli në jetën e Gertës edhe dy vajza të tjera,

me të cilat ajo kishte marrëdhënie shumë të mirë. Kjo është historia e vërtetë e vajzës që humbi jetën të mërkurën e 9 majit në Vlorë, e treguar për “Panorama” nga i afërmi i saj.

Viktor Avdia, ka dërguar në adresën e Panorama një sqarim ku tregon të vërtetën për jetën dhe ndarjen para kohe nga jeta të Gertës.

Ja cfarë shkruan ai:

Gerta iku nga banka e shkollës, mori dhimbjen ne zemër dhe la pas hidhërim të madh në familje, shkollë dhe në gjithë qytetin e Vlorës, ku lajmi u përhap me shpejtësi. Mjeket theksuan se

ndarJa nga jeta e 18-vjecares erdhi nga nje atak kardiak, qe solli carJen e njërës pej venave kryesore të gjakut.

Në goditje të tilla në zemër, sipas tyre, kanë pak shanse që të mbijetojnë personat që preken. Mamaja e la Gerten të vogël, 6 vjece, për ta takuar tani 12 vite më vonë në parajsë.

Zoti i bashkoi vetëm aty në prehjen e fundit. Babai i saj Rizai, ndertoi një familje model , të rregullt, shembullore dhe korrekte. Gerta u rrit dhe u edukua nga Mara, nje nene e vertete që ndau me të cdo dhimbje dhe cdo cast të bukur te jetës.

Veshtirësistë e jetës në vendin tonë nuk I penguan Rizain dhe Marën të plotësonin të gjitha dëshiraT e Gertës për shkollën, pushimet dhe endërrat e saj. Pak ditë më pare, ajo ishtE në Maqedoni në një eskursion me klasën e saj.

Babai i saj Rizai dhe Mara , dy heronj të vërtetë thyen cdo vuajtje që të kishin një familje të lumtur.

Gerta ka dhe 3 motra të tjera Ergisen, Eniden dhe Ilven që po rriten me të njëjtën dashuri të shenjtë sic e meriton cdo fëmijë. Por shqetësimi shëndetEsor e la në mes enderrën e Gertës duke lënë pas dhimbje dhe lot në sytë e babait të saj Rizait,

Marës që e deshi me forcen e shpirtit dhe tre motrave të tjera. Të gjithë e dime si mund të rriten 4 fëmijë ne Shqipëri. E dimë që nëpër shkolla nuk ka kujdes shendetsor, nuk ka kujdes të vecantë, nuk ka rregull dhe qetësi. Në shkollat shqiptare ka vetem zhurme dhe kaos. E dimë që një familje duhet te vuaj për të rritur 4 fëmijë.

E dimë që Shqipëria është vend i botës së tretë dhe shërbimi shëndetsor është ai që është. Fati e deshi që

Gerta të jetonte në këtë vend ku asgjë nuk është e sigurtë. E megjithatë , Gerta iku

Krenare për prindërit qe e rritën për cdo ditë me shumë sakrifika të mëdha. Cdo ditë pati kujdesie dhe dashuri te madhe nga e gjithë familja.

PANORAMA

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...