1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve “8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë!”

1 Maji, njihet si “Dita e Punëtorëve”, “Dita e Punës” (Day Labour), ose “Festa e Punëtorëve”. Është një festë ndërkombëtare që festohet cdo fillim muaji Maj dhe që synon angazhimin e sa më shumë lëvizjeve sindikale me qëllim përmirësimin e kushteve të punës.

Fillimisht, kjo ditë lindi nga lufta botërore e punëtorëve për të afirmuar të drejtat e tyre dhe për të përmirësuar kushtet e jetesës. Kremtimi i kësaj dite lidhet ngushtësisht me protestën e punëtorëve të Cikagos që përfundoi me gjak, historia e kësaj dite i ka fillesat më të hershme.

Parulla e parë që u hodh në Australi më 1855-ën ishte “8 orë punë, 8 orë gjumë, 8 orë dëfrim”, parullë që u përqafua nga lëvizja sindikaliste botërore.

Në vitin 1866, shteti i Ilionisit miratoi një ligj ku përcaktohej dita e punës prej 8 orësh, por për shkak të kufizimeve të shumta ishte praktikisht i parealizueshëm. Hyrja në fuqi e këtij ligji ishte parashikuar më 1 Maj 1867 , ditë kur në Cikago u realizua një manifestim i madh.

Në tetorin e vitit 1884, Federata e Sindikatave të Organizuara dhe e Bashkimit të Punëtorëve, caktoi 1 Majin e 1886-ës si datë kufi përtej së cilës punëtorët amerikanë do refuzonin të punonin më shumë se 8 orë në ditë. 1 Maji 1886 ra ditë e Shtunë, atëherë ditë pune, por në 12,000 fabrika të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth 400 mijë punëtorë bënë grevë.

Fillimisht pati një zhvillim paqësor të kësaj greve masive, por të hënën policia hapi zjarr duke shkaktuar edhe viktima. Në protestën e ditës tjetër, policia hodhi një bombë kundër oratorëve duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.

U goditën ashpër lëvizjet sindikaliste, u arrestuan drejtuesit e tyre dhe u dënuan me vdekje, pa asnjë provë, tetë eksponentë anarkikë. Për këtë shkak, 1 Maji mori kuptim të ri dhe u bë simbol i luftës për 8 orëshin e punës.

Më 20 korrik 1889 Kongresi themelues i Internacionales së Dytë, i mbledhur në Paris, vendosi të organizojë pikërisht më 1 majin e 1890-ës manifestimin e parë botëror të punëtorëve. Vetëm në gusht të 1891, Kongresi tjetër i Internacionales, i mbledhur në Bruksel, mori vendimin që dita e 1 Majit të kremtohej gjithmonë në të gjitha vendet si “Festa e Punëtorëve”, në të cilën ata do manifestonin për kërkesat e tyre dhe do solidarizoheshin.

Pavarësisht  simbolikës që mbartin disa data dhe ditë në kalendar, për shoqërinë shqiptare ato përkthehen në ditë pushimi ose feste.

Ndryshe nga çdo vend i botës ku sot protesdtohet për të drejta dhe punë, shqiptarët duket se janë populli më i kënaqur edhe pse kanë shumë ankesa! Kohët e fundit, vendi po përjeton dëshpërimisht eksodin masiv të shqiptarëve drejt azilit ekonomik për shkak të mosgjetjes së një vendi pune dhe shpresave të fikura për përmirësimin e jetesës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...