Policia e Tiranës ka zhvilluar një aksion mëngjesin e sotëm për kapjen e dy autorëve të dyshuar të grabitjes në Kamëz, ku mbeti i vrarë Agim Buci dhe u plagos gruaja e tij,

Merita Buci. Burime të policisë thanë se autorët e dyshuar janë nga Burreli.

Sipas të njëjtave burime, është ndaluar një person i dyshuar si pjesëmarrës në grabitjen me pasojë vrasjen.

Ndërkohë, uniformat blu të kryeqytetit janë duke mbledhur ende prova për autorin kryesor të vrasjes, raporton tv Klan.

Mbrëmjen e 25 Prillit, në lagjen “OSBE” të Kamzës dy persona të armatosur tentuan të grabisnin një dyqan të familjes Buci.

Autorët kërkuan paratë, por hasën në refuzimin e pronarit, 52-vjeçarit Agim Buci.

Grabitësit vrasës qëlluan me armë Agim Bucin, duke i shkaktuar vdekjen dhe plagosën bashkëshorten e tij

Merita Buci, e cila fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Skenen e krimit e ka parë edhe djali i tyre i mitur,

6 vjeç i cili ishte në dyqanin e prinderve qe ndodhet ngjitur me banesen e tyre.