Afresku i famshëm në Venecia i piktorit që e bëri art rrethimin epik të Shkodrës…

10 vjet pas vdekjes së Skëndërbeut, në 1478, Sulltan Mehmet “Pushtuesi” u shfaq me gjithë makinerinë e tij kolosale të luftës përballë murevë të kështjellës së Shkodrës.

Marin Barleti në veprën e papërsëritshme “Rrethimi i Shkodrës” do të lartësojë përpjekjet e mbrojtësve të Rozafës (bastioni i fundit Shqipërisë) në përballje me sulltan Mehmetin i cili kishte gjunjëzuar kryëqytetin më të fortifikuar të shek. XV, Konstandinopojën (ra brenda 53 ditëve).

Ai i cilë do ti jeptje jetë, madhështi dhe një ilustrim pothuajse hyjnor rrethimit më epik të realizuar ndonjëherë në tokat shqiptare do të ishte Paolo Veronese (1528-1588).

Pasi ai u kritikua për veprën e tij të mirërealizuar si, “shumë e tepruar”, Veronese u përgjigj se “piktorët kanë lirinë e poetëve dhe të të çmendurve”.

Paolo Veronese, ashtu siç e tregon edhe mbiemri, Veronese ishte me origjinë nga Verona. Arti i tij është i të njëjtave nivele me atë të Mikelanxhelos, Leonado da Vinçit, Ticianit, Botiçelit etj.

Ai u shpërngul në Venedik në 1555, atje fama e tij do të begatonte tej mase sepse do të realizonte krijimet më të bukura ndër to edhe Rrethimi i Shkodrës.

Në Venedik njihej si “Piktori i festave madhështore” sepse motivet e afreskëve dhe pikturave të tij kishin motive femërore dhe pasqyronin bukurinë e luksit venedikas.

Në Venedik ku punoi dhe jetoi Veronese, pas vdekjes së Skënderbeut u shtuan shumë familjet shqiptare që shkuan atje.

Të gjitha qëndresat kundër osmanëve në Shqipëri, festohej edhe atje së bashku me bashkëqytetarët italianë, simpatizantë të luftëtarëve tanë,që frenonin avancimin e osmanëve drejt Gadishullit Italian.

Është shkruar se qëndresa e Shkodrës (maj 1478- prill 1479) ku mbetëm të vrarë mijëra osmanë, u festua në Venedik me ngritjen e flamurit në bazilikën e Shën Markut.

Si vazhdë e këtij manifestimi, vite më vonë Veronese ealizoi në Pallatin e Dozhëve një pikturë murale. Aty jepet një aspekt nga beteja për mbrojtjen legjendare të Shkodrës.

Për shekuj me rradhë kjo “Rrethimi i Shkodrës” nga Veronese ka hyjnizuar e kurorëzuar përpjekjet e parreshtura të Republikës së Venedikut për t’u mos u nënshtruar ndaj rrezikut osman.

Afresku i “Rrethimit të Shkodrës” përpin një hapësirë shumë të madhe në Pallatin e Dozhëve në Venecia.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...