Një video me pamje intime të një burri në moshë po qarkullon me shpejtësi në rrjet. Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha që ka denoncuar se bëhet fjalë për një mësues nga Fushë-Kruja. Po kështu ka reaguar deputeti i PD, Luçiano Boçi i cili shkruan në facebook se ky është fundi i edukimit në shkollat publike.

“Shokuese videoja e mësuesit të matematikës në shkollën 9-vjeçare “Adem Gjeli” në Fushë-Krujë. Neveria nuk ka fund për ketë skenë. Një goditje fatale psikologjike për fëmijët, por dhe figurën e mësuesit”, shkruan ai. Po sipas Boçit “më skandalozja është se përgjegjësia mbetet në emra të veçantë,

duke i trajtuar rastet si devijanca individuale. Pa mohuar ketë element, pesha më e madhe e së vërtetës qëndron tek pasiviteti dhe verbëria ministrore. Edukimi në shkollë ka marrë fund sepse i është goditur thelbi i funksionit të mësuesit dhe i shkollës.

Për këtë ka një përgjegjës: Është titullari i ministrisë. Nikolla duhet të dorëhiqet!”

Nxënësit që kanë shpërndarë këtë video pretendojnë se mësuesi pasi bënte video të turpshme në banjon e shtëpisë së tij, ua çonte atyre. Në media ka dalë emri i mësuesit të matematikës, Fatmir Dervina,

por kjo nuk është zyrtare, pasi Ministria e Arsimit ende nuk ka dalë në deklaratë për këtë rast.

Berisha, duke cituar qytetarin dixhital shkruan: Sot në shkollën 9-vjeçare Adem Gjeli në Fushë Krujë, në telefonat e nxënësve qarkullon një video perverse e mesuesit të matematikes.Duke mos mjaftuar kjo nxënësit dhe mësuesit janë përballur me presionin e Drejtores Nikolina Karaj e cila e kaloi në heshtje si dhe shumë ngjarje të tjera të ndodhura në këtë shkollë”.