Corriere della Sera: Shqipëria, aty ku studionte perandori August

Leonard Berberi, gazetar i “Corriere della Sera”, në një shkrim kushtuar Shqipërisë tregon historinë e vendit të tij, ku flet kryesisht për qytetet antike si Durrësi, Shkodra, Gjirokastra, Berati, Butrinti, Apollonia, etj. Më poshtë artikulli i plotë i botuar në gazetën “Corriere della Sera”: Jo vetëm Durrësi e Gjirokastra: Vendi i Shqiponjave është kthyer në një kantier të vërtetë arkeologjik. Në Apolloni Cesare Ottaviano perfeksionoi studimet e tij në retorikë, në

Butrint u ndal Enea në arrati nga Troja: ja bukuritë e fshehura nga fqinjët tanë. Dihet si funksionin mes fqinjëve. Bëhen thashetheme, flitet, zihesh. Nuk shikohesh për muaj e pastaj, bëhesh përsëri miq. Ne dhe Shqipëria. Ndonjëherë ne ishim (pushtues dhe madje) ndërhyrës, herë të tjera kanë qenë ata të mbyllur. Vendi i Shqiponjave për italianët është ai i

“thashethemeve”. Ia vlen ta njohësh më mirë. Mjafton të shikosh nën shtresën e parë. Ashtu siç bëjnë arkeologët e aftë. Roma këtu ka vendosur këmbët me forcë dhe gjurmët duken akoma mirë. Dinë diçka ilirët, banorët antikë të kësaj toke të fshehur në Ballkan. Shkodra nuk

është vetëm qyteti i dytë i Shqipërisë. është edhe zemra kulturore dhe shpirti i këtij kombi. Mes skulpturave, vazove dhe monedhave lulëzon qytetërimi antik ilir, ai i Shkodrës, atëherë Skutari, ishte një nga kryeqytetet më të rëndësishme, qendra e fisit Labeati. Një qytetërim para për atë kohë (dhe jo vetëm). Në fron ishte një grua, Teuta. Në Durrës është një amfiteatër që e kanë zili edhe skenat e sotme. Njëzetë mijë vende, më i madhi në Ballkan

për kohën dhe akoma për të gërmuar dhe studiuar. E drejtë për të kujtuar që për romakët Durrësi nuk ishte vetëm një nga vendet ku gjuha e pare ishte latinishtja. Në Shqipëri shkoi për

të studiuar edhe i riu Ottaviano Augusto, perandori i ardhshëm. Grekët në nder të zotit Apollo. Augusto u perfeksionua në retorikë. në Apolloni mësoi edhe rreth vdekjes se Cezarit. Edhe në Apolloni mund të vizitosh një muze nga ata të menduar për arkelogët më të rafinuar dhe për turistët që nuk kënaqen nga broshurat. Si në Durrës, këtu muzeu është akoma për

të përfunduar , por edhe ajo që është ia vlen të udhëtosh për ta vizituar. Shqipëria po bëhet

një eldorado i vertetë për Indiana Jones të kohës sonë. Një ekspeditë e vogël bëri së bashku Lauretta Maganzani , juriste dhe eksperte të të gjithë antikitetit të Romës, me një grup studentesh të Univeristetit Katolik , të udhëhequr nga arkelogu vendas Helidon Sokoli. Të shikosh , të kutposh, por edhe të vlerësosh traditat vendore , si kuzhina. Në Shkodër ia vlen të bësh një vizitë në hotel “Tradita”, një shtëpi e kohës otomane të vitit 1689 e ristrukturuar si hotel e restorant. Është e ndërtuar në pjesën më të madhe me dru, në qendër të qytetit të

vjetër. Në Berat, përkundrazi sugjerojmë hotel Mangalemi, i vendosur në lagjen myslimane, Mangalem, që është në kufi me atë ortodoksen , Gorica. Pjatë tradicionale, gjizë lope e djath

në furrë i servirur në pjatë balte. Një minierë e vërtetë antike është parku arkelogjik i Butrintit , pasuri e UNESCO. Aty u ndal Enea,Kisha-Berat më pas arriti Elleno, djali i Priamit, në arrati nga Troja. Deri këtu legjenda, kujton se qyteti është ndërtuar për të nderuar Esculpaio, zotin

e mjekësisë. Me siguri ishte një nga ato vendet në modë. Pak Ibiza, pak Kanna. Mondaniteti dhe kultura ndërthureshin. Sot shihet ende shkëlqimi i Tempullit, Teatrit, Mozaikët. Kërtu skuadra e arkeologëve po punon. Edhe kjo do të ishte një histori e gjitha për të treguar. Deri

në fund të viteve ’60 ishin sovjetikët partnerë , edhe kulturorë të regjimit të Enver Hoxhës. Në vitin 1959 vjen edhe Krushovi, i cili në vend që të emocionohej para qyteteve antike i sugjeroi diktatorit të ndërtonte një bazë për marinarët. Më pas prishja e marrëdhënieve mes

Moskës dhe Tiranës ishte një periudhë errësire. Pas disa vitesh kërkimet arkelogjike u ndërmorën përsëri. Shqipëria është një nga suprizat më interesante për këta studiues. Të parët që patën nuhatje për potencialin kulturor ishin italianët në kohën e fashizmit , kur Shqipëria bënte pjesë në perandori. Yjet e UNESCO-s. Pjesa mesdhetare e Shqipërisë meriton

edhe “dy yje” të tjerë nga UNESCO: Berat dhe Gjirokastra. Sinteza perfekte sesi mund të

vendosen bashkë karaktere të ndryshme , bashkëjetesa kulturore, fetare dhe etnike. Më pas zbulon një manastir me ikona antike që të çojnë në kohën bizantine. Njëri në veçanti, me pikturat e Onufrit, mjeshtri që përdorte një të kuqe, që nuk gjeti të tjerë që ta riprodhonte

me të një njëtin shkëqlim. Thesare që gjatë “revolucionit kulturor”, të Enver Hoxhës, rrezikuan të përfundonin në kujtimet e atyre që i kishin parë. Kisha e vjetër e transformuar në merakto, sallë lojërash. Por Berati i mbijetoi këtyre. Ngre sytë dhe shikon majat e xhamive dhe kryqet e kishave , ndoshta të ndara vetëm nga një rrugë. Shqipëria që bie drejt detit në

një vend që quhet Vlora, kryeqyteti i parë i Shqipërisë . Natën që mbërriti Ismail Qemali, babai modern i atdheut. Ishte 28 nëntor 1912. Perandoria osmane u menjanua. Vlora ishte Shqipëria e re.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...