Krerët e fiseve Hoti, Gruda, Kelmendi, Kastrati e Shkreli kundërshtojnë kufirin me Malin e Zi

Nga Aurenc Bebja

“Le Petit Parisien” ka botuar, të shtunën e 16 gushtit 1913, në faqen n°3, një shkrim mbi reagimin e fiseve të Malësisë kundër kufirit me Malin e Zi të vendosur në

Konferencën e ambasadorëve në Londër.

Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat –

Albania”, ka sjellë, për publikun shqiptar, rrëfimin e plotë të gazetës franceze :

“Një kërcënim shqiptar

Vjenë, 15 gusht.

Korrespondenca shqiptare shkruan se në Shkodër krerët e fiseve Hoti, Gruda, Kelmendi, Kastrati dhe Shkreli kanë shkuar në grup pranë admiralit anglez Burney dhe i kanë thënë fjalët e mëposhtme :

“Fiset e Malësisë nuk e njohin kufirin e

vendosur nga konferenca e ambasadorëve dhe nëse fuqitë e mëdha refuzojnë të dëgjojnë ankesat e paraqitura nga shqiptarët

në memorandumin e tyre mbi kufirin e ri, lufta midis Malësorëve dhe Malit të Zi bëhet e pashmangshme.”

Deklarata të njëjta janë bërë në drejtim të konsujve të Austro-Hungarisë dhe Italisë.

Admirali anglez (Cecil Burney) dhe konsujt u përgjigjën se do t’i transmetonin këto deklarata qeverive të tyre.”

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja,

Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit

darsiani.com/la-gazette/le-petit-parisien-1913-kreret-e-fiseve-hoti-gruda-kelmendi-kastrati-e-shkreli-kundershtojne-kufirin-me-malin-e-zi/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...