Desha t`i ankohem të ndjerit dhe të madhit At Gjergj Fishta , se edhe sot shpiptarët po sillen në mënyrë të pandërgjegjëshme për çështjen e kombit . Deshte ta bisedoj edhe një herë me të Madhin At Gjergj Fishten , se si ai në Konferencën e Versajit (1919 ) mundohej t`i tregojë botës për lojërat e tyre me ne :

-“Serbet, në kohën e luftës Ballkanike, me shpata ua kanë çelë nanave shqiptare barkun dhe foshnjet e nxjerruna sosh, i kanë ndezë flakada porsi pisha për me shndritë natën me to, dhe sot Konferenca ua ka trefishue madhësinë e shtetit të tyne. Grekët kanë kryqzue gjinden

shqiptare bash ne të XX qindvjetë, ndersa sot Konferenca e ka menden me ia dhanë mandatin që me i shtrue e me i qytetnue disa kombe të tjera, kupto, Shqipninë” .

-Pra tash, shqiptari, i cili nuk i njef këto “qytetni” në veten e vet, pse s’mundet me dalë shtet më vete, i lirë e i pamvarun? – pyeste Fishta

– Pra tash , shqiptari i cili i ka dy shtete më vete pse del karshi botës si me qenë i mvarun ? e -pyes unë .
Atëherë Fishta thoshte : “Ah, po, duket çiltas, se nuk “duen” me e qitë Shqipninë shtet më vete e të pamvarun, dhe kjo jo sepse shqiptarët na qenkan barbarë e të egjër, por sepse këta nuk kanë sot për sot nji ushtri e nji flotë të veten me të cilën të mund t’u dalin zot tagreve të veta. Ose thanë ma qartë, u vehet kamba shqiptarëve vetëm sepse këta janë ma të ligësht ushtarakisht dhe jo sepse janë ma barbarë se kombet e tjera të Ballkanit.

“ Po sot , kur bota e kuptoi se nuk jemi ashtu si iu shpegonte Serbia dhe Greqia , nuk jemi të “egjer dhe barbarë” , jemi popull i lashtë e i civilizuar , pse sillemi aq kokë-ulur ma veprimet tona të reja kombmohuese ? Pse i lejojmë vetes që përsëri të na mbysin , mu ata që dikur na mbytshin ?
Fishta e pyeste Konferencën : “Mandej, sa për atë fjalën tjetër që thonë kundershtarët tonë, se kombi shqiptar duhet mbajtun për barbar për arsye se asht i ndamë nder krahina dhe fise, nuk duket se asht ma me themel se ato të shpifunat e tjera mbi të cilat u fol ma sipër.”

E unë e pyes kombin tonë sot , pse sillemi si me qenë mu ata të propagandës greko-serbe ?

Fishta ia rikujtonte botës “ “Kombi shqiptar i ka dhanë burra në za për urti perandorisë së Bizancit. Diplomatët ma të mirë dhe gjeneralët ma të vlefshëm të mbretnisë së turkisë,

shqiptarë kanë qenë. Shqiptar ka qenë edhe statisti italian Françesk Krispi, kështu shqiptar ka qenë edhe Papa Klementi i XI-të si edhe Kardinal Albani .

“Ata kanë ruejt doket e burrninë ashtu si vetëm mund ta ruejshin burrat e hershëm të cilëve u këndohet kanga. Për ma tepër, githmonë këta i kanë dhanë burra në namë e në za Greqisë së hershme, Perandorisë së Bizancit, Turkisë e Greqisë së kësokohshme”. Mandej Lordi Bajron gërthet nga ana e vet: “Përmbi karpa të Sulit e gjatë bregut të Pargës, ka burra si veç motit i bajshin nanat dorike; atje ka ende do familje për të cilat kisha me thanë se janë të

fisit e të gjakut të Heraklidëve.” Dëshmi janë këto, bashkatdhetar të mi, të cilat kishin me ja shtue namin edhe nji kombit ma të madh e të qytetnuem , po sot ku jemi ? ( Sikur Fishta t`ishte gjallë , do të turpërohej me kombin e vet ) Fishta ankohej : “Pushtimet e hueja dhe intrigat e paemen të nji diplomacie bakalle të pashpirt e të pazemër, kaq fort ia kanë shndërrue dhe perçudnue fizionominë gjeografike dhe etnologjike Shqipnisë, saqë sot nji i huej, sado i drejtë dhe i papajambajtas (që nuk mban anë) memzi mundet me e njohtë me nji të këqyrun.

“ Unë i ankohem Fishtes: ” Propagandat e huaja sot dhe intrigat e paemen të nji diplomacie bakalle të pashpirt e të pazemër, kaq fort ia kanë shndërrue dhe perçudnue fizionominë psikologjike kombit , saqë sot nji i huej, sado i drejtë dhe i papajambajtas (që nuk mban anë) memzi mundet me e njohtë me nji të këqyrun. “
“ Janë vra gjindja me qindra mijëra në Kosovë dhe janë djegë me qindra e qindra katunde të Epirit të nordit ( veriut) për të vetmen arsye se grekët e serbët duen me e shue farën shqiptare në ato krahina për me mujt me i thanë mandej Konferencës së Paqes se atje nuk ka shqiptarë ‘-thoshte Fishta.

E sot si po shuhet fara shqiptare ? Na ndërruan historinë ,e mohojmë vetvetën , i besojmë armikut , po i kthehemi “vaktit të Turqisë “ dhe humbjes qenësore kombëtare të kohës së Irakli Pyellit : “Shkele Abetaren i thoshin. Pikërisht këtu është madhështia e njeriut idealist.

Maja e piramidës së këtij ideali, lëshoi mbi dumbabistët rrufetë e heroizmit . Shkele! – Jo! Shkele – Kurrë! A ka refren më të madh për një komb sesa një qëndrim i tillë manifestuar nga një prej shtetarëve të tijë të frymëzuar? A nuk tregon kjo sjellje vetë palcën kurrizore të kombit? Të kërcënohesh me vdekje përpara abetares dhe të rezistosh përpara saj për ta bërë atë të pavdekshme. “

Sot Abetarja po shkelet ndryshe !

Fahri Xharra,08.11.16