Lajm i mirë për Vllazninë, hidhet hapi i parë për privatizimin e klubit

Hidhet hapi i parë drejt privatizimi të klubit të futbollit të Vllaznia. Bëhet fjalë për pikën e parë, atë të shpalljes së firmës fituese, që do të merret me vlerësimin e aseteve të klubit.

Sipas “Shkodra.news, firma fituese është shpallur “Albanian Audit Partners”, me përfaqësues ligjor Dashnor Çarçanin. Njoftimi është shpallur që me 5 mars të këtij viti natyrisht dhe

brenda 5 ditëve kjo firmë duhet të paraqitet në bashki. Rrjedhimisht, i bie që afati i fundit të jetë dita e hënë, pra me 12 mars.

Në garë kanë qenë dy operatorë ekonomikë, por fituese është shpallur firma e sipërpërmendur. Kjo firmë do të merret me vlerësimin e aseteve dhe përgatitjen e

dokumentacionit për shitjen me ankand të aksioneve të klubit të futbollit Vllaznia sh.a.

Data 12 prill është afati përfundimtar për të dorëzuar vlerësimin dhe pas kësaj date priten

konsultime në Këshillin Bashkiak Shkodër, me shpresën që nuk do të ketë zvarritje të procesit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...