Të qënurit tashmë një pikë përpara Teutës në renditje është një avantazh për Vllazninë por që nuk mjafton.

PUBLICITET

Ajo duhet thelluar dhe mundësia më e mirë është për ta bërë këtë gjë ditën e dielë në përballjen që këto dy ekipe do kenë me njëri- tjetrin në “Loro Boriçi”.

Por pikërisht në prag të kësaj ndeshje, ka lajme të mira në kampin shkodran.

Nëse në tre ndeshjet e luajtura në fillim të këtij viti, ka patur mungesa në formacionin e Gjokës, për sfidën me durrsakët pritet të mos ketë.

Kjo ngaqë këtë herë nuk ka asnjë futbollist të skualifikuar me kartona dhe përpos kësaj, edhe të dëmtuar jo.

Kjo do të thotë se stafi teknik do të ketë mundësi të përzgjedhë më të mirët për këtë sfidë.
© shkodrasport.com

PUBLICITET