Klubi i Futbollit “Vllaznia” reagon pas incidentit të trainerit Gjoka me gazetarët

Klubi i Futbollit “Vllaznia” vlerëson kontributin e gazetarëve dhe medias në Shkodër në dobi të sportit dhe zhvillimit të tij. Çdo herë klubi “Vllaznia”, trainerët, stafi teknik dhe sportistët kanë qenë të gatshëm në komunikim publik me median duke dhënë informacion për vështirësitë dhe sfidat.

Pas përfundimit të ndeshjes me Skenderbeun, si zakonisht traineri i Vllaznisë z. Ernest Gjoka ka qënë i gatshëm ti përgjigjet gazetarëve.

Por sot komunikimi ka qenë i vështirë, ndoshta edhe prej rrethanave të krijuara ditën e sotme. Kësaj i duhet shtuar edhe situata jo e mirë që po kalon ekipi me dy humbje rradhazi në “Loro Boriçi” dhe pozicionin në renditjen në Supërligë. Të gjitha këto, duhet të kenë ndikuar në reagimin e sotëm të trainerit Gjoka.

Jemi të bindur se ajo që ka ndodhur sot, është vetëm një episod pas një ndeshje sfiduese dhe psikologjikisht të zorshme. Vazhdojmë të kemi bindjen se gazetarët dhe mediat kanë një rol të pazëvendësueshëm për pasqyrimin e punës tonë, duke shpresuar që të gjithë bashkë, shumë shpejt të mbështesim Vllazninë në nivelin ku e dëshirojmë të gjithë. /Deklaratë për mediat e KF Vllaznia sh.a./

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...