Në bukuritë e rralla të vendit tonë, futet dhe Thethi.

Kjo luginë e bukur në veri të Shqipërisë pret vizitorë në të katër stinët.

Ai gjendet në mes të Alpeve me një bukuri mahnitëse, në Veri të Shqipërisë, shtatëdhjetë kilometra nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tre malet Radohima, Sheniku, Papluku, me lartësi mbi 2500 metra mbi nivelin e detit.

Lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre alpeve, ndodhet 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe prej 2630 hektarësh e pyllëzuar dhe e ruajtur mirë nga dëmtimet.

Lugina e Ththit, këto ditë ka rënë pre e “flakëve” vjeshtore.

Natyra e gjelbëruar e luginës është përflakur nga e kuqërremta e gjetheve vjeshtake që bëhen gati të shkëputen nga degët për të shtruar nën këmbët e tyre një qilim vjeshtor.

Peizazhi merr një pamje mahnitëse.

Vjeshta është një tjetër stinë ku Thethi pret vizitorët e peizazhit. Së shpejti aty do të mbretërojë bardhësia e borës për të filluar një tjetër stinë turistike. / KultPlus.com