Bashkia përforcon zërat: Vllaznia me president brenda majit

Kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi, deklaroi se Vllaznia do të bëhej me president brenda muajit maj. Një deklaratë e tillë është përforcuar edhe nga përgjegjësja e zyrës së sportit, kulturës dhe rinisë në Bashkinë e Shkodrës, Vinifreda Gazulli.

Ajo deklaroi në emisionin “Sport Arena” ne RTV ROZAFA se shkodranët do të bëhen me president brenda muajit maj. Gazulli foli për procesin e privatizimit dhe ecurinë e tij.

“Tashmë ky proces ka hyrë në rrugën e duhur dhe po ndiqen hapat që duhen bërë për t’i shkuar deri në fund atij.

Për momentin po bëhet përzgjedhja e kompanive që do të bëjnë dhe vlerësimin e klubit dhe më pas do të ndiqen edhe hapat e tjerë që nga muaji prill ose maj do të bëhet edhe ankandi për shpalljen e fituesit. Kjo do të thotë se deri në maj jam e sigurt që Vllaznia do të bëhet me president”, – u shpreh ajo.

Emri i përfolur për të marrë drejtimin e Vllaznisë është ish-presidenti Valter Fushaj. Ai mund të vihet sërish në krye të klubit. Kjo është diçka që pritet me padurim nga tifozët shkodranë. /EDS/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...