RENEA zbarkon ne Shkoder, “ngaterron misionin” e tyre dhe dhunon gazetarin Simon Shkreli ne sy te femijeve…

Nje ngjarje e rende ka ndodhur mbremjen e sotme ne Shkoder ku RENEA ka zbarkuar ne Shkoder per te zhvilluar nje operacion.

 

Por duket se ata kane “ngaterruar misionin” e tyre ku ne vend qe te merrej me persona te dyshuar per aktivitete te ndryshme penale ka dhunuar gazetarin Simon Shkreli ky i fundit ne krye te detyres.

 

Shkreli ka qene i pranishm ne vendin ku po zhvillohej operacioni dhe eshte ndalur per te filmuar dhe dokumentuar ngjarjen ne fjale por kjo mesa duket forcave speciale nuk u ka pelqyer. Ne deklaraten e tij gazetari Simon Shkreli eshte shprehur se:

 

“Po kthehesha në shtëpi dhe po filmoja. Forcat RENEA kishin aksion tek ish kryqëzimi që të çon në Shkodër. Në prezencë edhe të Drejtorit të qarkut dhe Shefit të Komisariatit të Shkodrës, Hamdi Fjora dhe Paulin Çupi. Në prezencën e tyre, nxora celularin dhe po filmoja. Ata mu vërsulën dhe më thanë mos filmo.

 

Unë nxora badgen e gazetarit dhe u thash që jam gazetar jam në punën time. Ndërkohë më thërret drejtori dhe shefi i Komisariatit dhe më thonë që ata nuk të njohin. Si të njohim ne. Dakord u thash unë dhe kam badgen dhe nuk ka nevojë të më njohin. Një nga ata më thirri në emër dhe me tha largohu. Unë nuk e njihja.

 

Thash që mos bërtisni se unë jam në punë ti në punë. Më pas erdhën dhe njëri më kapi nga krahu tjetri më kapi nga xhupi dhe më thonë ik se je me familje je me fëmijë se do të kallëzonim ne, personat me kapuça. Kur më kapi më hoqi edhe badgen nuk e di ku e kam. Asnjë ndjesë. Ikën të gjithë edhe drejtori edhe shefi i komisariatit.”

 

/shkoder.info/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...