“Vajza jonë nuk e di”, Robert Berisha çudit me deklaratën për Nora Istrefin

Nora Istrefi dhe Robert Berisha i dhanë fund martesës dy vite më parë, por ata mbetën miq shumë të mirë për hir të vajzës së tyre, Renée. Ata takohen shpesh për shkak të saj, shkojnë me udhëtime bashkë, hanë dreka e darka e janë shokët më të mirë të njëri-tjetrit.

Së fundmi, Roberti ka treguar në një intervistë për “Goca dhe Gra” se situata mes tyre është arritur të menaxhohet aq mirë, sa vajza e tyre nuk e di se janë të divorcuar.

“E kam menaxhuar aq mirë, sa goca nuk e di fare që ne jemi të divorcuar, dhe nuk e ka kuptuar që ne nuk jemi bashkë. Ne thjesht nuk bashkëjetojmë me një shpi, ne edhe pushimet i bëjmë bashkë. Kur vjen puna me qenë e lumtur goca ajo është primare”, tha Berisha, duke shtuar se duhet hequr dorë nga këto mendësi.

“Mendoj që duhet të harrohet ky mentalitet, këto komplekse të shqiptarëve, që kur të ndahesh nuk ke të drejtë as komshiut të gruas me i folë”, tha këngëtari.

Roberti ka treguar se gjithashtu secili mund të vazhdojë jetën e tij, por ata që bëhen pjesë duhet të respektojnë marrëdhënien mes tyre.

“Unë uroj që Nora dhe Renee të jenë të lumtura, dua vetëm lumturinë e tyre dhe vetëm për këtë do të këndoja në dasmën e Norës, nëse do të më ftonte”, – shprehu ai.

Megjithatë, nuk ndodh shpesh që pas ndarjes, të ruhen marrëdhënie kaq të mira sa ata, megjithatë, dyshja është një shembull shumë i mirë.

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit me famë botërore, Rame Lahaj, i dhuroi një mbrëmje të veçantë shkodranëve. Përkrah artistit shqiptar,...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...

“The Albanian Key”, debat për një ide-koncept, realizuar në kryevepër për Shkodrën e artit

Albert Vataj, kurator i veprës Tashmë kur gjithçka ka përfunduar...