Lë përgjysmë emisionin? Moderatorja e njohur e braktis Top Channel për…

Ilda Bejleri njoftoi pak ditë më parë, se ishte bërë pjesë e ABC Neës, ku ajo do të drejtojë një reality-shoë, të titulluar “T’ka mami yll”. Spektakli I baletit do të nisë shumë shpejt transmetimin.

 

Ndërkohë, pas Ildës, edhe moderatorja Erjona Rusi, prej vitesh pjesë e “Top Channel”, ka lajmëruar se do të bëhet pjesë e këtij formati. Në një postim në Instagram, Erjona shkruan “Për herë të parë në 20 vjet karrierë, do të jem pjesë e një jurie në formatin më të ri televiziv @tka.mami.yll”, krahas disa fotove në ambientet e ABC News.

 

Aktualisht, Erjona prezanton “Shqipëria Live”, bashkë me Flori Gjinin, në ekranin e “Top Channel” nga e hëna në të premte. Ndaj lindin pikëpyetje nëse Erjona do të vazhdojë, apo do të shkëputet për shkak të angazhimit të saj të ri.

 

Ndërkohë, “T’ka mami yll”, protagonistë do të ketë fëmijët e moshës 10-15 vjeç, por edhe mamatë e tyre, të cilat do të synojnë, me çdo kusht, që në sfidat e kërcimit fitues të jetë fëmija i tyre.

 

Koreografi Albi Nako, që është dhe ideatori i këtij projekti shpjegoi para pak kohësh se do të vijë jo vetëm si spektakël javor, por edhe si një format i përditshëm “reality”, ku do të zbulohen gjithë dinamikat e sfidave.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...

“The Albanian Key”, debat për një ide-koncept, realizuar në kryevepër për Shkodrën e artit

Albert Vataj, kurator i veprës Tashmë kur gjithçka ka përfunduar...