Nënë Sokol Olldashi prek të gjithë me mesazhin: Kjo video më emocionoi deri në lotë

474

E ëma e të ndjerit Sokol Olldashi, ish ministër i Transporteve dhe një figurë e njohur dhe me impakt në PD, Kozeta Mamaqi ka marrë një surprizë shumë të bukur në kujtim të djalit të saj.

- PUBLICITET -

Një mik i adoleshencës së Sokol Olldashit, i ka kushtuar mikut të tij të ndjerë një këngë shumë prekëse dhe emocionuese.

“Të dashur miq, nuk jam marë me statuse, por tani sapo mora nga një mik, mësues i histori-gjeografisë në shkollën “ Todi Koceli” të Selenicës, një link, të cilin dëshiroj ta ndaj me ju. Mësuesi quhet Ilia Bombaj. Linku ka një këngë , kushtuar birit tim, Sokolit nga një shok i tij i adoleshencës.

Mësuesi ka qenë pjesë e komunitetit të përbashkët, kur unë kam qenë e internuar në qytezën e tyre dhe Koli ishte fëmijë i vogël. Ata e deshën Kolin, i cili nuk e harroi kurrë atë.

Edhe unë e dua Selenicës e njerëzit e saj, sepse në të kam aq shumë kujtime, edhe me birin tim. I miri Ilia, me këtë dërgesë, më emocionoi gjer në lotë. Faleminderit, mik!”, shkruan Kozeta Mamaqi.

 

 

- PUBLICITET -