Moti bën kthesën e befasishme, ja çfarë paralajmërojnë meteorologët për këtë javë

Edhe kjo javë në tërë rajonin tonë do të karakterizohet me mot të thatë dhe kryesisht stabil.

Erërat e ftohta veriore të cilat po fryjnë sot do të dobësohen dhe nga nesër moti do të stabilizohet sepse mbi rajonin tonë do të zhvillohen masa ajrore kryesisht stabile anticiklonike.

Po ashtu edhe temperaturat do të shënojnë ngritje graduale dhe moti do të konsiderohet i nxehtë duke pas para sysh periudhën kohore në të cilën gjendemi.

Gjatë kësaj jave ka mundësi që të kemi edhe krijimin e mjegullnajave në ato rajone ku tradicionalisht ka mjegull gjatë dimrit, pra nëpër lugina sidomos gjatë netëve dhe mëngjeseve. Aty ku ka mjegull do të jetë më ftohtë.

Gjatë tërë javës pra në viset kontinentale do të kemi alternime mes vranësirave, intervaleve kohore me diell dhe mjegullës, ndërsa në mëngjes priten ngrica të dobëta vende-vende.

Gjatë ditës në shumë rajone do të ketë mot mjaft të këndshëm dhe me diell, përpos atyre rajoneve ku do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta e cila eventualisht mund të qëndrojë gjatë tërë ditës, megjithatë mjegulla pritet të shpërndahet gjatë ditës, por do të jetë prezente gjatë natës dhe mëngjeseve.

Pra, para nesh edhe një javë pa reshje atmosferike dhe e nxehtë për këtë periudhë kohore./Meteoballkan

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...

“The Albanian Key”, debat për një ide-koncept, realizuar në kryevepër për Shkodrën e artit

Albert Vataj, kurator i veprës Tashmë kur gjithçka ka përfunduar...

Atraksionet e reja në Theth: Një verë plot adrenalinë dhe peizazhe magjike

Ky vit sjell një atraksion të ri dhe të...