Era deri në 77 km/h, shfaqen problemet e medha me rrëshqitjet dhe energjinë nga përkeqësimi i motit

Gjatë orëve të fundit mbi vendin tonë ka filluar përkeqësimi i paralajmëruar i kushteve atmosferike.

Zona të ndryshme të vendit janë përballur me rrebeshe shiu të shoqëruara me erëra që në disa zona kanë arritur shpejtësinë deri në 74 kilometra në orë. Reshjet e shiut kanë variuar nga 25 deri në 45 milimetra.

Deri më tani nuk janë konstatuar problematika që kanë të bëjnë me përmbytje të zonave. Por për shkak të erës, në zonat veriore dhe veriperëndimore ka pasur shkëputje të energjisë elektrike në disa fshatra. Në disa zona të Kukësit dhe kthesat e Murrashit në Librazhd janë raportuar rrëshqitje gurësh dhe dherash, por nuk ka pasur bllokime rrugësh.

Ndërkohë kapitaneritë e Portit të Durrësit dhe Vlorës kanë njoftuar për përkeqësim të dallgëzimit në det dhe kanë paralajmëruar mjetet detare të marrin masa. Si pasojë e erës janë shkaktuar vonesa në nisjen e trageteve nga Porti i Durrësit drejt porteve italiane. Situatë e ngjashme por me shtim të reshjeve parashikohet gjatë natës së të dielës dhe mëngjesit të së hënës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...