Zgjohu me lule, dita jote do jetë plot pozitivitet

Tulipanë, trëndafila, margarita: mjafton të shohësh ngjyra të larmishme për t’u ndier më në humor

 

Studimi i Harvard University, i cili e ka konfirmuar këtë, ka marrë në konsideratë ndryshimin e humorit të një grupi femrash që nga zgjimi në mëngjes deri në mbrëmje.

 

Rezultatet më të mira u dalluan tek ato femra që preferonin tufën me lule pranë vendit ku hanin mëngjesin.

 

Sipas autores së këtij studimi Nancy Etcoff, është mirë të mbahet në kuzhinë gjithnjë një tufë me lule, për ta vështruar gjatë ngrënies së mëngjesit.

 

Duke e filluar ditën me një gjendje shpirtërore pozitive, aktivizohet një ‘efekt orteku’ i cili zgjat deri në mbrëmje.

 

Këshillohet që lulet të vendosen në kuzhinë për të ‘neutralizuar’ rrëmujën e cila krijohet në këtë ambient (më pak kaos = më shumë relaks).

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...

“The Albanian Key”, debat për një ide-koncept, realizuar në kryevepër për Shkodrën e artit

Albert Vataj, kurator i veprës Tashmë kur gjithçka ka përfunduar...

Atraksionet e reja në Theth: Një verë plot adrenalinë dhe peizazhe magjike

Ky vit sjell një atraksion të ri dhe të...