Lumturi e krenari të shohim shtatoren e Gjergj Kastriotit-Skenderbeu në Pukë

Nga Elidon Nika

Pukë, 17 Janar, 2019.

Kur dëgjoi që po e qanin të vdekur Gjergjin, Lek Dukagjini, princ epirot, (pra shqiptar) doli me vrap në mes të pazarit dhe me fytyrë të pikëlluar e me zë të mbytur tha, duke shkulur mjekrrën dhe flokët; “mblidhuni, mblidhuni me vrap të gjithë o princër e sundimtarë arbëror.

Sot u bënë cop dyert e Epirit dhe të Maqedonisë, sot u rrëzuan muret dhe fortesat tona; sot fluturoi tërë forca dhe fuqia jonë, sot u përmbysën fronet dhe pushtetet tanë; sot u shua krejt së bashku me këtë njeri çdo shpresë e jonë”

( Marin Barletit “Jeta dhe Veprat e Princit Epirot Gjergj Kastrioti-Skenderbeu).

Por sot, ndjej lumturi e krenari të shohim shtatoren e Gjergj Kastriotit-Skenderbeu në Pukë.

Në zemren e maleve të Dukagjinit të mesjetës, ku Gjergji dhe Leka kishin krahët e tyre të djathtë!

Ku luftëtarë si Nikollë e Dhimitër Berisha dolen nga kjo tokë (Berisha e Pukës) e luftuan krah për krah me Kryezotin tonë, deri në flijim. Ku vetë Gjergj Kastrioti do i ofronte gjithçka si shpërblim sulltanit për lirimin e këtyre luftëtarëve, e sulltani mizor duke ditur vlerën e këtyre luftëtarëve e dhimbjen me dëmin që do i shkaktonte Gjergj Kastriotit, dha urdhër të ripeshin të gjallë këta arbnorë gjakpastër.

Këtu luftoi me pushkë në dorë edhe heroi i kombit Ndoc Mark Deda me dërgesat e sulltanit për të mbrojtur Atdhenë e fenë e tij. Gjithashtu edhe trima të tjerë si Ndue Dashi, Deli Pjetra, Prend Delia etj. Në këto male këndohej “Kem zgiedh krepat me jetue, gjithmonë t’lirë, kurrë me’u nënshtrue.”

Pikërisht këtu pra, në Pukë, apo siç edhe quhej aso kohe, DUKAGJIN, e vendasit Dukagjinas, (deri në ardhjen e monarkisë shqiptare), pikërisht këta banorë por jo vetëm, ishin ata që formonin zemren e luftëtarëve arbnorë. Siç edhe thotë Pjetër Bogdani:”Malet e Dukagjinit në Iballe (Pukë) kishin mbledhur aso kohe mbi 6000 mijë luftëtarë në luftë kundër osmanëve.”
Ai vijon dhe i quan këto male “Tribunale të Lashtësisë”.

“Është e njohur kryengritja e vitit 1580, (pak pas vdekjes se Gjergjit Madh), me në krye Bartolome Dukagjinin kundër ushtrisë osmane që tentonte të hynte në fshatrat e bregut lindor të lumit Drin. Iballja, Bugjoni, Arëst-Miliskau dhe e gjithë Puka u ngrit në këmbë si një repart i organizuar. Janë zhvilluar luftime të ashpra në qafën e Hysen Markut në Iballë.
… Turku, megjithëse me forca të mëdha e armatime më të avancuara, u thye keq dhe u detyrua të largohej.”

Frang Bardhi në referimet e tij “Relacione mbi gjendjen ekonomiko-shoqërore në Malësinë e Veriut” shkruan: “Turqit nuk kishin qënë e shkelur këtu kurrë.”

Kurse Gjergj Bardhi në shkrimet e tij thekson: ”Vizitova malet e Dukagjinit nga ana e Iballes, ata nuk paguanin haraç e as nuk i bindeshin sulltanit… … Për shekuj me radhë pushtuesit turqë nuk mundën të vëndosin sundimin e tyre në krahinën e Pukës. Gjeneralët turqë hodhen njoftimin: “Kush sundon këto male, sundon kalanë e Shkodrës si shpërblim.”

Faktet historike treguan të kundërten; malet, shkëmbinjtë, gurët dhe shpellat e këtyre anëve, jo vetëm nuk u pushtuan, por u kthyen në kalá të çelikta dhe të paarritshme.

Për burrat e këtyre trevave, thuhen shumë fjalë lavdëruese si: “Nuk gjenden burra armësh më të zotët se këtu”, “Njëqind kësish vlejnë sa njëmijë turqë”, “Një i ketushëm shkon e futet me guxim në mesin e 15 a 20-ve.”, “ Këta burra e kanë për shnderim të vdesin nga vdekja e natyrshme e për nder të vdesin në luftë, sidomos me ushtri të mëdha. Është e ditur që asnjë popull tjetër nuk i ka shkaktuar kaq shumë probleme e rrënim osmanëve, sa këta banorë.”

Po në relacionin e Frang Bardhit, thuhet se këta banorë dukagjinas (pukas) kanë virtyte të mëdha e kështu në gosti, rrugë e punë u këndojnë bëmave e trimërive të të parëve të tyre e sidomos të Pathyeshmit Zot Gjergj Kastriotit e të Përshëndritshmit Lek Dukagjinit, princit e zotnisë tyre.

Ta mbajmë pra Gjergj Kastriotin në zemrat, gjirin e mendjen tonë gjithmonë e ta trashigojmë lavdinë e Tij brez mbas brezi!

Të përkujtojmë e t’i përulemi Kryezotit tonë, Gjergj Kastriotit – Skenderbeu.
Të falenderojmë Zotin që na e fali, e të falenderojmë Kryeheroin tonë për veprën e Tij.

Lavdi heronjëve t’kombit!

27.AL

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...