Leo Keka, shqiptari nga Malësia e Madhe që po jeton ëndrrën amerikane

Quhet Leo Keka shqiptari që tërheq vëmendjen e mediave në Shtetet e Bashkuara, të cilat shohin tek ai mishërimin e ëndrrës amerikane.

 

Në moshën 49-vjeçari ai drejton dy restorante popullore në Quincy të cilave u ka vënë emrat, Alba dhe Zef. Fëmijët e tij ndjekin shkolla katolike dhe pavarësisht se është rritur në një qytet të vogël në Shqipëri, Keko është tani një shtetas krenar amerikan.

 

Mediat vendase kujtojnë se si ishte larguar nga Shqipëria me not e se u mbajt për disa muaj në një kamp refugjatësh para se një organizatë bamirëse të paguante për fluturimin e tij drejt Shteteve të Bashkuara, dhe lirisë.

 

I intervistuar nga shtypi amerikan ai tregon se kur ishte fëmijë, ai dhe vëllezërit ndonjëherë nuk kishte ç’të hanin. Pas një kalvari të mundimshëm te cilin e njohin mire shume shqiptare, Keka mbërriti në Shtetet e Bashkuara kur ishte 20 vjeç.

 

Nuk dinte asnjë fjalë anglisht, por siç rrëfen, iu dha një mundësi dhe ishte i vendosur ta shfrytëzonte më së miri atë. Fillimisht punoi si pjatalarës e më pas kamarier në një restorant në Boston.

 

Në 2001-shin hapi restorantin e tij të parë Alba, shkurtim i Albania, i shndërruar tani në një prej më të famshmeve në zonë.

 

Më vonë, çeli pranë tij edhe një restorant tjetër të cilit i vuri emrin e të atit, Zef. Sot, Leo e ndjen veten, po aq amerikan sa të tjerët, që nënkupton se është tepër i interesuar për politikën dhe futbollin amerikan.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...

“The Albanian Key”, debat për një ide-koncept, realizuar në kryevepër për Shkodrën e artit

Albert Vataj, kurator i veprës Tashmë kur gjithçka ka përfunduar...