Mbetën duke i thënë “ngele në derë”, studentja vendos të martohet me veten

Një 32-vjeçareje i erdhi aq shumë në majë të hundës me njerëzit që i thoshin që “mbeti në derë”, sa një ditë vendosi të martohej me veten.p

Lulu Jemimah, studente e Oksfordit ishte lodhur gjatë gjithë jetës së saj nga leksionet që i kishin dhënë prindërit e saj mbi rëndësinë që ka krijimi i një familjeje në kohën e duhur.

Por, duke qenë se martesa ishte gjëja e fundit që i vinte ndër mend, ajo vendosi që t’ua mbyllë gojën të gjithëve duke u martuar, por me veten e saj.

Ajo mori një fustan të bardhë me qira, bëri ecjen tradicionale të dasmës dhe madje u dha një fjalim të ftuarve të saj duke shpjeguar mungesën e një dhëndri.

Gjithsesi, edhe pse më në fund u martua, Lulu pranon se prindërit e saj nga Uganda kanë mbetur të habitur nga vendimi i saj. Por, ajo shtoi gjithashtu tha se vendimi i saj tregonte përkushtimin e përsosur që ajo kishte ndaj vetes dhe studimeve të saja.

E gjithë “dasma” e saj kushtoi vetëm dy dollarë, taksia që pagoi për të shkuar te vendi i dasmës, pasi ajo arriti t’i marrë mbrapsht të gjitha shpenzimet nga dhuratat që i bënë të ftuarit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...