Gjoka: Trepikëshi me Lushnjën vlen po aq sa ai me Skënderbeun

Trepikëshi me Lushnjën është i njëjtë si me Skënderbeun, Kukësin apo çdo skuadër tjetër dhe prandaj Vllaznia jo vetëm që nuk e nënvlerëson aspak kundërshtarin e rradhës por duhet të japë maksimumin e saj për ta fituar këtë takim.

Kjo është deklarata e bërë nga trajneri i saj Ernest Gjoka në konferencën për shtyp të pragndeshjes.

“Asnjë nënvlerësim nuk ka në rradhët tona për këtë ndeshje. Vllaznia e ka pësuar vjet duke nënvlerësuar një skuadër që kishte rënë nga kategoria.

Edhe unë kur isha tek Kukësi e pësova nga një nënvlerësim i tillë.

Duke ditur këtë situatë, e kemi vlerësuar maksimalisht ndeshjen dhe ky trepikësh ka shumë vlerë për ne.

Fitorja ndaj Lushnjës vlen po aq sa ajo me Skënderbeun, Kukësin apo çdo skuadër tjetër të Superligës.

Duhet patjetër që të vazhdojmë serinë e rezultateve pozitive dhe të paraqitjeve të mira që kemi bërë në fazën e tretë të kampionatit sepse vetëm kështu,

do ia dalim të arrijmë objektivin që kemi”- është shprehur trajneri Gjoka.

www.shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...

“The Albanian Key”, debat për një ide-koncept, realizuar në kryevepër për Shkodrën e artit

Albert Vataj, kurator i veprës Tashmë kur gjithçka ka përfunduar...

Atraksionet e reja në Theth: Një verë plot adrenalinë dhe peizazhe magjike

Ky vit sjell një atraksion të ri dhe të...