Edi Martini i jep “duart” Teutes pas ndeshjes se fundit, ja arsyeja pse mori kete vendim shkodrani…

Humbja me Partizanin ka shkaktuar tronditje të madhe tek Teuta.

Një ditë më parë trajneri Edi Martini njoftoi se kishte dhënë dorëheqjen për shkak të humbjes me të kuqtë, por dhe për rezultatet jo të mira në javët e fundit.

Sot klubi durrsak në një njoftim për mediat ka bërë me dije se ka pranuar dorëheqjen e Martinit dhe falënderon teknikun për bashkëpunimin e deritanishëm.

“Klubi i futbollit Teuta njofton se ka shkëputur marrëveshjen me trajnerin Eduard Martini. Karriera e Eduard Martinit si trajner tek Teuta filloi në 15 dhjetor te vitin 2019, kur ai zëvendësoi Bledi Shkembin me një kontratë dy vjeçare, kur ai ishte 44-vjeçar.

Në vitin e tij të parë, shkodrani udhëhoqi Teuten për të fituar trofetë e Kupës së Shqipëris dhe Super Kupës, dhe gjithashtu kaloj një tur në Uefa Europa League duke mundur Beitar Jerusalem. Në sezonin që u mbyll në Durrës, Martini udhëhoqi ekipin e tij për të siguruar titullin e 2-të kampion në sezonin 2020/2021.

Martini e nisi sezoni e ri duke kaluar një tur Uefa Conference League por fitoi dhe Super Kupën e Shqipërisë ndaj Vllaznisë, por me ecurinë jo të mirë gjatë 10-të javëve të para Klubi i futbollit Teuta dhe trajneri Martini kanë shkëputur marrëveshjen.

Falenderojmë trajnerin Eduard Martini për gjithçka që ka bërë për ekipin tonë, dhe i urojmë shumë suksese në të ardhmen”, është ky njoftimi i Teutës./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...