Pranon se është gay, futbollisti i përlotur: U lodha duke u fshehur. Ja kush është ai… (video)

Futbollisti i Adelaide United, Josh Cavallo, është shfaqur si homoseksual, duke u bërë i pari futbollist profesionist mashkull në botë që pranon diçka të tillë.

21-vjeçari shkroi në rrjetet sociale se ishte “gati të fliste për diçka personale për të cilën më në fund ndihet rehat për ta thënë publikisht”.

“Unë jam futbollist dhe jam homoseksual”, tha mesfushori në një video shoqëruese.

Gjithçka që dua të bëj është të luaj futboll dhe të trajtohem në mënyrë të barabartë”.

Josh tha se ishte i lodhur duke u përpjekur të jetonte një jetë të dyfishtë.

“Ka qenë një udhëtim i vështirë për të arritur në këtë pikë të jetës sime, por nuk mund të isha më i lumtur me vendimin tim për ta ndarë me të gjithë”.

Cavallo shtoi se mbështetja dhe përgjigja që ka marrë ka qenë “e pamasë”, duke e bërë atë të pyesë veten pse e kishte fshehur seksualitetin e tij për vite me radhë.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...