Gjosho Vasija: Kujton Dom Simon Jubanin

390

Dom Simoni trim dhe Murg
njiqind stinë Ju kalben n’burg..

N’njiqind stinë q’u burgos trimi
s’e ligshtoi jo kurr rregjimi
me torturat me çnjerzore,

pa’u hjekë kurr hekri per dore,
veç lagshtinë, ujë e gjak,
pshtyjë e shtyjë gjitherë n’dajak.

Por ama aq sa lot mali,
sa mund t’bahet fushë Cukali
aq u lodh dhe Dom Jubani,
atherë n’fund foli dushmani:

“–E ka fajin prokurori
kur në gjyq kryeneqin nxori
e me’i plumb shpirtin s’ja mori”–
Por mendue s’e kà “lavdija”
se kur vritet pafajsija
asht në Qiellè i Madhi Zot

që s’e mban kandarin kot
por me to mbushë Ferrin plot..
Ndersa “Prifti”pa farë fajit
sot thotë Meshë në Fushë të Rmajit
Gjosho Vasia