Mjekë brenda dhe jashtë gjykatës së Shkodrës, lexoni çfarë po ndodh

Dërgohen në gjykatën e Shkodrës mjekët e spitalit të Shkodrës të arrestuar për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”

Ish drejtori i spitalit, Përparim Cela, mjeku Luan Dragusha, infermieri Renato Kepi, farmacistja Karmen Kaçulini, janë të parët që janë sjellë në gjykatë.

Jashtë mjediseve të gjykatës ka mjekë, infermierë dhe familjarë që mbështesin të arrestuarit.

Seanca do të mbahet me dyer të mbyllura.

Dy ditë më parë shtatë persona u vune në pranga e dy të tjerë u shpallën në kërkim, mes tyre ish-drejtues, mjekë e infermierë të spitalit të Shkodrës, pasi akuzohen për abuzime me tenderat e barnave dhe mjekësore.

Pas një hetimi dy mujor të prokurorisë së Shkodrës, policia ka ekzekutuar masat e sigurisë “arrest me burg” dhe pezullim nga detyra për mjekët Përparim Çela, kirurg i njohur, Luan Dragusha, farmacistja Karmen Kaculini dhe infermeririn Renato Kepi.

Edi Smajli dhe Dhurata Uruçi janë shpallur në kërkim, ndërsa tre anëtare të Komisionit të marrjes në dorëzim Amanda Matlija, Juliana Zhuri dhe Albana Mehmetaj janë lënë në “arrest shtëpie”.

Prokuroria i akuzon ata se në fund të vitit 2016, në shpërdorim detyre, porositën 400 pako barnash për repartin e hemodinamikës, ndërsa bënë vetëm 3 operacione.

Sipas tyre, filtri i tenderave është Ministria e Shëndetësisë dhe këtë fakt pritet ta përdorin fort në gjykatë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...