Ku është Xhevahir Sukaj?

Kohë merkatoje gjatë kësaj periudheje si në Shqipëri ashtu edhe në gjithë Botën. Por ajo që të bën përshtypje gjatë këtyre ditëve është mungesa e një emri në zhurmën e zakonshme të lëvizjes së futbollistëve.

Mbase për herë të parë pas 13 vitesh emri i tij nuk figuron askund. Bëhet fjalë për sulmuesin shkodran Xhevahir Sukaj. Gjithnjë ka qenë i preferuari i shumë skuadrave dhe në shumë vite ka patur oferta nga më të ndryshmet.

Ka provuar të luajë në Shqipëri por edhe në Azinë e largët ndërsa që pas përfundimit të sezonit të kaluar, nuk ka asnjë lajm rreth tij. Kontrata me Vllazninë i

ka përfunduar por ndërkohë ndonëse të gjitha skuadrat e Superligës kanë nevojë për sulmues, emri i shkodranit nuk figuron askund.

Burime pranë tij bëjnë të ditur se lojtari është duke parë mundësinë të luajë sërish në Iran dhe gjasat janë

të bashkohet përsëri me Sepahanin, ish- skuadrën e tij të mëparshme. Mund të jetë edhe kështu.

Të mos harrojmë se Sukaj ka ende për t’i dhënë futbollit.

Në tetor mbush 31 vjeç dhe të paktën edhe për 2-3 sezone do ta thotë fjalën e tij me golat që do të shënojë aty ku do të luajë.
© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...