Momentet e mira që po kalon aktualisht Vllaznia duhen shfrytëzuar dhe për këtë arsye, padyshim që do të tentohet marrja e një rezultati pozitiv edhe në sfidën e rradhës me Kamzën.

Në prag të këtij takimi, për stafin teknik të Vllaznisë vjen një lajm i mirë.

Rikthehet pas skualifikimit mbrojtësi Renato Malota dhe kjo gjë do ta kompletojë skuadrën.

Çka do të thotë se Orelesi do të kalojë sërish në vendin e tij të preferuar, në mesfushë.

Kuqeblutë këtë rradhë nuk do të kenë asnjë mungesë në formacion dhe kjo gjë konsiderohet pozitive megjithatë nuk mjafton.

E rëndësishme është që futbollistët të tregojnë grintën e duhur në fushën e lojës dhe nëse ndodh edhe kjo, gjërat do të jenë në rregull.

Vllaznisë i duhet patjetër të marrë pikë në këtë takim por padyshim që nuk do ta ketë të lehtë.

© shkodrasport.com