Italia i jep lamtumirën kapitenit të Fiorentinës (Foto+Video)

Italia i dha lamtumirën e fundit kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori, që humbi jetën

nga një atak kardiak të dielën e kaluar, teksa po flinte gjumë në hotel para ndeshjes me Udinese-n.

Mijëra tifozë dhe qytetarë të thjeshtë të Firenze-s e jo vetëm kanë dalë që në orët e para të

mëngjesit të sotëm për t’u rreshtuar pranë katedrales së qytetit, ku u zhvillua ceremonia.

Tifozët dëshironin t’i jepnin lamtumirën e fundit kapitenit të skuadrës, ashtu siç kanë dashur të bëjnë edhe kolegët e tij që kanë marë pjesë në këtë ceremoni.

Ndërkaq, edhe lojtarët e Juventusit, pas kthimit nga Londra kanë udhëtuar drejt Firenze-s,

për të respektuar kolegun e tyre, të cilit shumë prej futbollistëve i kushtuan fitoren e mbrëmshme.

Ky ishte një gjest shumë i veçantë, duke llogaritur urrejtjen e thellë që kanë tifozëritë e dy skuadrave.

Në ceremoninë mortore morën pjesë edhe shumë futbollistë të skuadrave të tjera të Serie

A, ku binin në sy lojtarët e Inter-it, ata të Milan-it e Roma-s, si dhe ish-futbollistë, si Totti, Inzaghi dhe shumë të tjerë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...