Mourinho: Do të skandalizoheshit po të dinit çfarë u kam thënë lojtarëve gjatë pushimit

Jose Mourinho ka zbuluar fjalët e rënda që ka përdorur drejt lojtarëve të tij gjatë pushimit të

pjesës së parë në përmbysjen dramatike të Manchester United ndaj Crystal Palace të hënën në mbrëmje.

Me fitoren 3-2 në fund të takimit United rikthehet në vend të dytë të renditjes duke lënë pas Liverpool.

Gjatë regjimit të Alex Ferguson, fjalimet e ashpra në dhomat e zhveshjes ishin të famshme dhe Mourinho ka pranuar se i ka treguar skuadrës versionin e tij të Alex Ferguson pas 45 minutave të para të tmerrshme në Londër.

“Nuk mund t’iu them se çfarë i thashë lojtarëve në pushim pasi do të kishte vetëm censurë në televizoin,” shprehet Mourinho.

“Kishte fjalë të rënda në pushim për shkak të mentalitetit të tyre dhe intensitetit të ndeshjes.

“Të rikthehesh nga 2-0 jashtë fushe nuk është e lehtë ndaj një skuadre që kërkon pikë me çdo kusht.

Dhe kjo na jep një ndjesi të bukur.

Është një përmbysje e madhe, por bëmë shumë gabime.

“Goli i parë është një gol i shëmtuar.

Filluam keq edhe njëherë, duke mos bërë presing dhe duke i lejuar kundërshtarit shumë hapësira.

“Në pjesën e dytë po prisnim përmbysjen por pësuam golin e dytë.

Një gol që ia vlen t’ia tregosh djemve të akademisë, pasi tregon se edhe profesionistët mund të bëjnë ato gabime.

“Por më pas mentaliteti, intensiteti, kualiteti, dinamika, rreziku që morëm ishin fantastike.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...