Fiset shqiptare në Mal të Zi, hartë e rrallë e vitit 1839

Portali konica.al publikon një hartë interesante të vitit 1839 që ka autor vetë princin e Vasojeviqëve. Duke njohur në mënyrë intime fiset shqiptare, ai ravijëzon vendndodhjen e kuçëve, palabardhasve, pipereve, hotëve, krasniqëve dhe vasojeviqëve

Aristokrati nga fisi i Vasojeviqëve, Nikolla, ose siç e quante vetëm me sqimë në frëngjisht ‘Prince des Wassoevitch’, ka lënë pas një mal përsiatjesh për viset kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Fryt i penës së tij janë jo pak shënime interesante në frëngjisht në lidhje me gjendjen e fiseve shqiptare brenda Malit të Zi të vjetër në kohën e princit, Petër Njegushit II (1830-1851).

Portali konica.al publikon një hartë interesante të vitit 1839 që ka si autor vetë princin e Vasojeviqëve.

Duke njohur në mënyrë intime fiset shqiptare, ai ravijëzon vendndodhjen e kuçëve, palabardhasve, piperëve, hotëve, krasniqëve dhe vasojeviqëve.

Katër fiset e fundit, sipas shënimeve të Nikollës, e hiqnin origjinën e tyre nga një i parë i përbashkët.

Në origjinal harta mban diçiturën përshkruese “Hartë e fiseve të pavarura dhe luftarake të Shqipërisë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...