Shqipëria i fal Greqisë 12 milje det? Ministri Bushati e sqaron njehere e mire

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati përmes një interpelance të kërkuar përmes Platformës së Bashkëqeverisjes nga një grup studentësh të ekselencës ka sqaruar njëherë e mirë deklaratat se Shqipëria do t’i falë Greqisë 12 milje det. Përpara studentëve, ai tha se Shqipëria do arrijë me çdo kusht një marrëveshje shumë herë më të mirë se ajo e 2009-ës me Greqinë.

“Deklaratat që do i falim Greqisë 12 milje, apo shitje të zonave naftëmbajtëse është thjesht një shpifje dhe koha do ta vërtetojë. Ne shpresojmë që në një kohë jo të largët do kemi këtë marrëveshje të re disa herë më të vlefshme se e para”,- tha ai.

Më tej, ministri Bushati u ndal të sqarojë tre piketa të rëndësishme mbi të cilën siç tha mbështetet marrëveshja.

“Kemi një marrëveshje të shfuqizuar nga Kushtetuesja, pikërisht vendimi i kësaj gjykate është pikënisje dhe pika e parë për një marrëveshje të re. Për Shqipërinë dhe Greqinë burojnë disa të drejta e detyrime nga të drejtat ndërkombëtare.

Pika e dytë e kontaktit tonë është e drejta ndërkombëtare. Së treti kemi legjislacion të brendshëm ku dy palët ulen në negociata e marrin për bazë edhe legjislacionin e brendshëm.

Gjetja e një zgjidhje të arsyeshme do të jetë në interes të dy palëve. E për këtë kemi marrë tre lloj të ndryshme ekspertizash që kolauduan se çdo marrëveshje e re do të duhet dhe do të jetë më e mirë se ajo e arritur në 2009 për shkak të gabimeve trashanike që bëri qeveria Berisha. Në 2009 qeveria Berisha ka ndjekur një metodë të baraslargësisë.

Ne duam që të ndjekim me përpikmëri vendimmarrjen duke respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të drejtën ndërkombëtare. Ne do kemi një marrëveshje disa herë më të drejtë se ajo e 2009. Nga ana tjetër Greqia do lidhë një marrëveshje që të mund ta zbatojë në praktikë”,- sqaroi ministri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...