574 vite nga dasma e Skënderbeut – ceremonia risillet në kishën e Shën Mërisë në Vaun e Dejës

Në kishën e Shën Mërisë në Vaun e Dejës, aty ku mendohet se 574 vite më parë është celebruar martesa e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu me Donikën, u organizua një rikrijim simbolik i kësaj ngjarjeje historike.

Qindra pjesëmarrës të veshur me kostume tradicionale, mes tyre figurantë që përfaqësonin princër dhe dasmorë nga trevat e ndryshme shqiptare, pritën ardhjen festive të çiftit Skënderbeu–Donika, duke i dhënë jetë një prej momenteve më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

Sipas organizatorëve dhe studiuesve të pranishëm, kjo ceremoni përveçse nderon trashëgiminë kulturore, mund të shërbejë si një nismë për zhvillimin e turizmit kulturor në zonë.

Kisha e Shën Mërisë, e ndërtuar mbi një kodër me pamje nga liqeni, ka qenë një prej objekteve fetare më të veçanta dhe me rëndësi historike në vend deri në vitin 1969, kur u shkatërrua nga regjimi komunist me eksploziv.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

U bllokuan nga moti i keq, evakuohen banorët dhe familjet në Theth

Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme qarkun...

A është Tamara fshati më i bukur i Shqipërisë?

E vendosur në zemër të Alpeve të Veriut, në...