THETHI TASHMË MUND TË BEHET ME MAKINA TË ULËTA

Vazhdojnë punimet në rrugën e Thethit e cila lidh Thethin me Bogën, Qafë Thorën dhe Shkodrën.

Me 3 tunele për mbrojtjen ndaj ortekëve, me sistem të ri drenazhimi dhe mure pritëse me geocell dhe prej guri kjo rrugë do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve edhe në periudhën e dimrit.

Rehabilitimi i qendrës së fshatit do të sjellë përmirësim në rrjetin qarkullues nga hyrja drejt qendrës dhe lagjeve përreth.

Edhe pse jo e përfunduar por mund të themi që jemi gati të bëjmë vizitën tonë në Theth edhe me makina të vogla dhe të ulëta. Ndërkohe qe me parë në ketë rruge mund të ecnin vetëm makinat 4×4 dhe te larta.

Rruga nuk është ende e pa asfaltuar por me pak kujdes për makinën mund te shkojmë pa asnjë problem.

Sigurisht qe sa me pak persona ne makine aq me siguri kemi qe mos te demantojmë makinën tone dhe ju sugjerojmë që makinat mos të mbajnë më shumë se dy persona në  vende ku terreni duket i vështire.

 

THETHI – FOTO TERENC PEPA

 

RRUGA E THETHIT – FOTO TERENC PEPA

 

 

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...