Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales në Shkodër, është kthyer në një shqetësim serioz për banorët dhe drejtuesit e automjeteve. Gropat e mëdha të krijuara  vështirësojnë lëvizjen, por edhe rrezikojnë të shkaktojnë aksidente.

Qytetarët ankohen se situata është përkeqësuar ditët e fundit, duke e bërë akoma më të rrezikshme qarkullimin, sidomos gjatë natës kur gropat janë më të vështira për t’u dalluar. Ata i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse për një ndërhyrje të menjëhershme në riparimin e pllakave të dëmtuara, për të shmangur dëmtimin e automjeteve dhe për të garantuar sigurinë e kalimtarëve.

Në një kohë kur siguria rrugore është një prioritet, qytetarët presin reagim të shpejtë nga autoritetet për të parandaluar aksidentet dhe për të rikthyer normalitetin në këtë zonë të frekuentuar të qytetit.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...