Beci inspekton punimet ne rrugen e Dukagjinit

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në lotin e dytë të rrugës së Dukagjinit. Së bashku me banorët e zonës dhe inxhinierët e firmës kontraktuese, ai u njoh me ecurinë e këtij investimi të rëndësishëm për gjithë zonën.

Gjatë diskutimit me banorët, kryebashkiaku Benet Beci u shpreh se kjo rrugë përbën një nyje të rëndësishme jo vetëm për zhvillimin e zonës, por edhe për të gjithë qarkun, duke e kthyer këtë investim në një ndërhyrje strategjike infrastrukturore.

Rruga e Dukagjinit është një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në Qarkun e Shkodrës. Ky projekt është financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Qeveria Shqiptare, ndërsa përfitues është Bashkia Shkodër.

Loti i dytë, që shtrihet nga Lotaj deri në Ndërlysaj, ka një gjatësi prej 30 km dhe përfshin zgjerimin e rrugës, ndërtimin e veprave të artit, vendosjen e tombinove dhe barrierave mbrojtëse anësore. Përfundimi i këtij aksi rrugor plotëson një nga kërkesat e kahershme të komunitetit të kësaj zone.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

U bllokuan nga moti i keq, evakuohen banorët dhe familjet në Theth

Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme qarkun...

A është Tamara fshati më i bukur i Shqipërisë?

E vendosur në zemër të Alpeve të Veriut, në...