Covid bën ‘namin’ në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr njoftimin!

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 1666 qytetarë të infektuar me koronavirus dhe tre të tjera kanë humbur jetën.

 

 

Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se:

 

Nga 3,474 testime të kryera, pozitivë për Covid-19 rezultuan 634 qytetarë në Tiranë, 112 në Durrës, nga 60 qytetarë në Fier, Lushnje, 55 në Elbasan, 53 në Shkodër, nga 47 qytetarë në Vlorë, Sarandë, Kuçovë, 44 në Berat, 43 në Kamëz, 34 në Korçë, 29 në Gjirokastër, nga 27 qytetarë në Divjakë, Dimal, 25 në Himarë, 24 në Tepelenë, 23 në Krujë, 22 në Vorë, 21 në Kavajë, 20 në Lezhë,

 

16 në Kurbin, nga 14 qytetarë në Shijak, Maliq, 13 në Mallakastër, 12 në Patos, nga 10 qytetarë në Vau i Dejës, Tropojë, Dibër, nga 9 qytetarë në Bulqizë, Delvinë, nga 8 qytetarë në Malësi e Madhe, Roskovec, nga 7 qytetarë në Fushë Arrëz, Selenicë, Pogradec, nga 6 qytetarë në Mirditë, Poliçan, Gramsh, nga 5 qytetarë në Kukës, Has, Librazhd, nga 3 qytetarë në Pukë, Rrogozhinë, Mat, Përmet, nga 2 qytetarë në Devoll, Skrapar, Peqin, nga 1 qytetar në Klos, Finiq, Libohovë, Dropull, Këlcyrë, Kolonjë, Cerrik.

 

Janë 9,269 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Ndërsa, sa i përket rasteve fatale, nuk mundën t’i mbijetojnë sëmundjes dy qytetarë nga Tirana të moshave 65-71 vjeç, një qytetar nga Shkodra 72 vjeç.

 

Janë shëruar 1391 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 293,988 që nga fillimi i epidemisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shenjat e Horoskopit që martohen në moshë të re

Ka disa shenja që janë alergjikë ndaj martesës dhe...

“Mami, nuk ia dal dot më me babin”, nëna kujton mes lotësh fjalët e të birit 7-vjeçar

Pas 16 vjetësh martesë, në vitin 2019 Silvana vendos...