48 orë pa gjumë nën rrënoja, zjarrfikësit: Do qëndrojmë në Durrës derisa të sigurohemi që misioni ynë u mbyll

Kanë punuar për 48 orë me radhë, pa gjumë, duke kërkuar nën rrënoja.

Forcat zjarrfikëse të Shqipërisë janë bërë bashkë në një nga misionet më të vështira të tyre, teksa me shpresën e madhe për të nxjerrë të gjallë, gëzimi shuhej sa herë që nga gërmadhat dilnin trupa fëmijësh, të rinjsh, e të moshuar. Por megjithatë atë thonë se kjo tragjedi e madhe që goditi vendin, bëri bashkë shqiptarinë solidare.

“Më 26 nëntor njoftohemi nga drejtoria e përgjithshme që ka rënë një tëmret i përgjithshëm, u njoftuam gjithë shërbimet zjarrfikëse të Shqipërisë, dhe erdhëm në Durrës për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzore. më pas arritëm tek Miramare, ku doli jnë vajzë e pajetë.

Më tej me 6 bashki arritëm të nxjerrim një person të gjallë nga rrënojat, ndërsa ditën tjetër nxorrëm sërish një pajetë. Kanë bërë një punë të shkëlqyer djemtë tanë, vecanërisht ekipet e huaja që kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer duke realizuar një operacion të vështirë. Mendoj se e kemi realizuar me sukses këtë operacion. Ne do të qëndrojmë në Durrës derisa të sigurohemi që në qytetin e Durrësit nuk ka më persona të mbijetuar ose të pajetë nën rrënoja.

Ne në fakt 48 orët e para kemi qëndruar duke punuar, më pas erdhën grupet e rretheve të tjera,dhe përsëri na erdhi ne radha sot. Qytetarët e Durrësit të ndihen të sigurt që ekziston një grup shumë i mirë zjarrfikësish në Shqipëri”, u shpreh Shefi i Forcave Zjarrfikëse të Patosit, Alket Halimi për “Report Tv”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...

U bllokuan nga moti i keq, evakuohen banorët dhe familjet në Theth

Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme qarkun...

A është Tamara fshati më i bukur i Shqipërisë?

E vendosur në zemër të Alpeve të Veriut, në...