FOTO/ Shkatërrohet Pallati i parë Mbretëror shqiptar

Babëzia e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, për të ndërtuar në pdo vend dhe pa menduar aspak për historinë e magjishme të qytetit bregdetar, ka bërë që rruspa e prishjes të prekë edhe Pallatin e parë Mbretëror shqiptar.

Ditën e sotme janë prishur themelet e pallatit të parë mbretëror të Shqipërisë në Durrës. Lajmi është dhënë, përmes rrjeteve sociale, nga Kastriot Dervishi.

‘Po ndodh tani! Po prishen themelet e pallatit të parë mbretëror të Shqipërisë në Durrës.

Në mars-shtator 1914, këtu ishte selia e kryetarit të parë të shtetit shqiptar.

Asnjë shenjë e asnjë pllakë aty’, shkruan në Facebook arkivisti i njohur Kastriot Dervishi.

Pikërisht në themelet e dala së fundmi të Pallatit të kryetarit të parë të shtetit shqiptar, do ndërtohet projekti i shumëkundërshtuar në Durrës, “Veliera”.

Mbreti i parë i Shqipërisë pas njohjes së shtetit nga fuqitë e mëdha ka qenë Ëiedi. Pallati ku ai u vendos (fotoja kryesore) u rrënua pas bombardimit në fund të vitit 1918. Pallati qëndroi disa vjet në atë gjendje derisa sa u shemb në fund të viteve ’20. Themelet e dala së fundi në vendin ku do ndërtohet veliera në Durrës janë ato të pallatit të kryetarit të parë të shtetit shqiptar

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...