Festat, qeveria vendos 50 dollarë shpërblim për pensionistët

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Twitter bën me dije se këtë Vit të Ri pensionistët do të marrin si shpërblim 50 dollarë. Ai kujtoi edhe njëherë shpërblimet për bebet që do lindin nga janari, ku fëmija i parë merr 400 dollarë, i dyti 800 dhe i treti 1200 dollarë.

 

 

“Qeveria vendosi për pakon e Vitit të Ri për pensionistët (50USD) dhe çekun e bebeve të 2019 (400 USD fëmija i parë – 800 i dyti – 1200 i treti). Ka ende shumë nevoja e shumë më tepër duhet akoma për më të moshuarit e fëmijët, por çka po bëjmë 5 vjet më parë as mendoheshin”, shkruan Rama.

 

 

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në prezantimin e Aktit Normativ të buxhetit 2017 në Komisionin e Ekonomisë pak ditë më parë, tha se fondi për shpërblimet do të jetë 18 milionë dollarë.

 

 

“Rriten me 1.8 miliardë lekë kontributet nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, si rrjedhojë e performancës së lartë në mbledhjen e tyre gjatë periudhës janar-shtator 2017. Kjo rritje shkon tërësisht për bonusin e pensionistëve me një efekt neutral për deficitin”, shpjegoi ministri i Financave.

 

 

Ndërkohë, brenda muajit dhjetor, qeveria do të mbyllë edhe dëmshpërblimin e këstit të 8-të për kategorinë parësore të ish-të përndjekurve. Ministri i Financave, Ahmetaj, shpjegoi se fondi prej 352 milionë lekësh shlyen 100 për qind këstin e 8-të të kategorisë parësore

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...