Fshati turistik Tamarë drejtë rehabilitimit, hapet tenderi

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) ka bërë publik në faqen e tij hapjen e tenderit për rehabilitimin e fshatit Tamarë, në veri të vendit dhe përmirësimin e rrugës Vermosh. Afati i fundit i ofertave është 23 gusht, sipas njoftimit dhe punimet e ndërtimit duhet të përfundojnë në 10 muaj.

 

Punimet konsistojnë në rehabilitimin e pjesës qendrore të fshatit Tamarë, duke ruajtur karakteristikat e tij arkitektonike dhe rindërtimin e një rruge 750 metra që çon në kufirin me Malin e Zi.

 

Punimet infrastrukturore janë pjesë e një projekti madhor për zhvillimin e Alpeve dhe zonave bregdetare shqiptare, bashkëfinancuar me një hua prej 28.7 milionë euro (33.4 milionë dollarë) nga Banka e Zhvillimit të Këshillit të Evropës (CEB) dhe një kontribut prej 6 milionë eurosh nga qeveria shqiptare, sipas FSHZH.

 

Ofertimi do të bëhet përmes procedurave të hapura të tenderit bazuar në udhëzimet e CEB-it për prokurimin e furnizimeve, punëve dhe shërbimeve dhe është i hapur për ofertuesit nga çdo vend.

 

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) është një agjenci publike, misioni i së cilës është të inkurajojë një zhvillim socio-ekonomik të qëndrueshëm, të balancuar dhe koheziv në nivel lokal dhe rajonal. FSHZH u krijua në fillim të vitit 1993, bazuar në një marrëveshje midis qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...