Opinion/ Shkodra kurrsesi nuk mundet të njolloset nga “emra të vegjël”

Nga Ridvan TULA*

Shkodra qyteti qe na nderoi me emrin shkodran. Shkodra qyteti i tradites se lavdishme kulturore e sportive.

Shkodra qyteti ne qender te tradites se qyteterimit nga emrat e gjigandeve qe na e pasuan ne, qyteti qe kurrsesi nuk mund te njolloset nga emrat e vegjel, cila do qofte arsyeja.

E perseri ne qender te vemendjes “Vllaznia”, e thene me sakte “Zemra e jone”. Dhe nje mbas nje kemi “pasimin nga te medhenjte KUPEN nga U-19” si dhe perpjekjen e te vegjelve per te na e njollose “traditen”.

E megjithate kemi reagimin qytetar te pjeses se shendoshe, reagim ky qe gjen mbeshtetje edhe te mbare opinionit sportdashes.

Sinqerisht ndjej keqardhje per ate qe ndodhi, por nuk mund te lejoj qe te abuzohet si zakonisht, vazhdimisht dhe historikisht, qysh me legjenden e krijimit te qytetit.

Ju kujtoj ketu qe ajo legjende e felliqur qe dy vellezerit tradhetojne vellain e tyre te vogel eshte nje “legjende” keqdashese dhe e qellimshme.

E Ne, me perjashtime te vogla, behemi pjese nga çiltersia naive dhe heshtim te mbuluar nga “turpi” ne keto situata qe, gjithmone per mendimin tim nuk na perkasin.

Per rrjedhoje, mbetem me komentin qe bera ne minutin e dyte te publikimit te lajmit qe ngjarja e hidhur qe ndodhi dje eshte e ekzagjeruar dhe si qellim ka qene “thjeshte presion” nga nje individ te cilit sido qe t’ia vini emrin une jam dakort me JU.

I bindur, per sa e njoh personalisht Nestin, mendoj se Ai vete tashme e ka kthyer ne nje “barcalete” ate ngjarje, uroj qe mos te ndodhin me “zhurma te kesaj natyre”.

Nga zemra gjithashtu uroj edhe Vllaznine “U-19” per Kupen. E perseri nuk mund te rri pa komentu domethenien e rezultatit.

Nje finale…

nje 4 me 0… jo hera e pare qe nje ekip i moshes se afert me ekipin e pare trumfon bindshem…

dhe dhe Vllaznia qe perpelitet ne fundin e tabeles ne disa vite.

E pare me syrin e specialistit gjeja e pare qe me vjen nder mend eshte se talentet qe prodhon “Shkoder Locja” te stervitura me shume pasion e profesionalizem nga Akademia jone jane per tu admiru. Por e pare me thelle me syrin e analistit kam shume pikpyetje. E me rradhe:

Me Vllazni qe perpelitet si “zogu me krahe e kembe te thyer” sa eshte forca reale e ketyre kampioneve te moshave?

Sa marrin per siper kto kampione neser?

Sa mbeshtetje dhe mundesi kane neser?

A kane nje nivel konkurues per superioren?

A eshte ky nivel si shprehja “Ma i miri i katundit” ?

A munden kto sportista me konkuru me moshataret e tyre te vendeve fqinje?

E ne qofte se pergjigjet jane “NEGATIVE” jam i detyruar t’ju kujtoj se po “hani me lugen bosh”.

Por ne qofte se pergjigjet jane “POZITIVE” nuk me mbetet gje tjeter vecse t’i them kujdo qe eshte shkaktari i shperdorimit te ketij thesari “ja paguash ZOTIT djersen, mundin dhe investimin e tyre”.

*Specialist futbolli

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME