Këngëtarja Eni Koçi kohët ka postuar një foto në të cilën shihet në përqafimin e një djali tepër simpatik. Kjo natyrisht nuk kaloi edhe pa reagimin e të fejuarit të saj këngëtarit Genc Prelvukaj. Por pse Eni vendosi të postonte këtë foto kompromentuese të cilën e shoqëron edhe me diçiturëi “Sekreti”.

 

Për Shkodër.info Eni tregon se “Sekreti” është kënga e saj më e re që do të publikohet sëshpejti dhe vjen solo si këngëtare e natyrisht kënga i dedikohet dashurisë. Ajo çka e bën të veçantë këtë projekt të Enit janë shumë pasi kënga vjen në stilin reggae. Për sa i përket tekstit dhe melodinë e këngës është kujdesur vetë Eni ndërsa më tej për Shkodër.info këngëtarja shkodrane tregon se kënga është punuar dhe orkestruar nga Genc Prelvukaj.

 

Ndërkohë klipi është realizuar në Prishtinë dhe në lajme të ndryshme në lidhje me këtë projekt të ri të Eni Koçit është përmendur jo pak fakti që kësaj rradhe pjesë do të jetë edhe partneri i saj Genci gjë e cila për hir të së vërtetës ngjall jo pak kuriozitet për të gjithë.

 Këngëtarja simpatike tashmë ka publikuar edhe një video të shkurtër të këngës “Sekreti” dhe duhet thënë se duket mjaft interesante.

Tashmë nuk mbetet gjë tjetër vetëm që të presim edhe publikimin e kësaj kënge ku duke marrë parasysh stilin reggae dhe përkujdesjen e madhe që çifti Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj kanë treguar ndaj këtij projekti duket se do të presim një tjetër këngë që do të jetë ndër më të preferuarat e të gjithëve kryesisht të fansave të dy këngëtarëve në fjalë.