Ne ndeshjen e nje dite me pare te Vllaznise nje rast i paprecedent ka ndodhur. Gazetarit Ergys Kavaja i eshte ndaluar akreditimi dhe me kete ceshtje eshte marre personalisht presidenti i Vllaznise. Mesa duket ky i fundit ka futur “ne loje” inatet e tija personale pasi sic duket nuk i ka pelqyer nje nga raportimet e gazetarit Ergys Kavaja. Ky i fundit ne nje nga raportimet e tija live ka cekur mosmarreveshjet e klubit te futbollit me bashkine dhe pikerisht kjo ka qene edhe “molla e sherrit” mes Xhaferraj dhe Kavajes. Ne lidhje me kete diskriminim ka reaguar edhe Asosacioni i Gazetareve te Shqiperise por edhe vete gazetari Kavaja i ka dedikuar dy fjale presidentit dhe rastit ne fjale.
POSTIMI I ERGYS KAVAJA:
I lumtur për rezultatin e Vllaznisë, sot po ndaj me ju një incident të cilin nuk kam preferuar ta bëj publik më herët, për të mos prishur atmosferën në prag të ndeshjes së rëndësishme të Vllaznisë në Conference League.
Me datë 23 korrik jam njohur me një vendim të çuditshëm dhe aspak profesional nga ana e KF Vllaznia.
Pa asnjë shpjegim, më është mohuar e drejta e akreditimit si gazetar për ndeshjen e datës 24 korrik në stadiumin “Loro Boriçi”.
Pavarësisht këtij vendimi, kam kontaktuar me zyrën e shtypit të klubit, ku më është konfirmuar se me këtë çështje është marrë personalisht Presidenti i klubit, z. Alban Xhaferi.
Në fakt, kam pasur një komunikim të shkurtër edhe me të, ku i urova suksese ekipit për ndeshjen e nesërme.
Për sqarim publik dhe me shumë respekt, i kujtoj z. Xhaferi se shkallët e “Loro Boriçit”, si çdo shkodran, i kam të mbushura me kujtimet më të bukura të fëmijërisë, duke ndjekur ekipin e zemrës. Për mua, njerëzit që sot janë në drejtim teknik si Edi Martini dhe Vioresin Sinani kanë qenë idhujt e fëmijërisë sime.
Në ato shkallë kam raportuar si gazetar që prej vitit 2006 dhe kam bashkëpunuar me çdo drejtues klubi, ndërkohë që ju ndoshta ishit thjesht një tifoz si shumë të tjerë në ato vite.
Nuk më nevojitet një akreditim për të ndjekur Vllazninë, por refuzimi, censura dhe selektimi që përpiqeni t’i bëni medias për shkak të raportimeve që nuk ju përshtaten, janë dëmi më i madh që mund t’i bëni vetë Vllaznisë dhe qytetit të Shkodrës.
Dhe në fund një këshillë miqësore për ju, z. President: Të gjithë ata që janë përplasur me mediat, gjithmonë kanë dalë të humbur.
Faleminderit Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë AGSH për mbështetjen. Esiona Konomi🙏



